Çfarë është foto 360°

 

Një foto me 360​ᵒ​ është një imazh panoramik i kontrollueshëm që rrethon pikën origjinale nga e cila është marrë.

Nëpërmjet fotove 360​ᵒ ​mund të shikosh rreth e e rrotull, majtas – djathtas, lart – poshtë dhe mund të afrohesh virtualish në brendësi të imazhit sipas dëshirës. Shikuesi mund të klikojë në çdo pikë të imazhit për ta çuar atë në drejtimin e dëshiruar.

Aftësia për t’u kthyer 360​ᵒ​ dhe për të parë një mjedis rrethues arrihet përmes një kombinimi të softuerit dhe një numri fotografish panoramike te ndërlidhura. Fotot rreshtohen në një projeksion sferik për të bërë një sferë të mbyllur rreth pikës nga ku është bërë fotografia.

Fotot 360 Gigapixel me ​​shkallëzim janë menyra e vetme më efektive për të shfaqur pamjet të ndryshme një mënyrë dinamike të cila krijojnë përvojën e të qënit pjese në vendin të cilin po shikon.