Tirana 360°

 

TIRANA 360ᵒ është një projekt i cili synon të sjellë për herë të parë në mënyrë të kompletuar në Shqipëri shërbimin Virtuar Tour 360ᵒ.

Në ditët e sotme shërbimi virtual tour (360ᵒ foto/video) është mënyra më efikase e përdorimit të imazherisë ( fotografisë dhe videos).

Revolucionin në teknologjinë digitale edhe në kete fushën po bën të mundur sjelljen e imazheve nga jeta reale dhe konvertimin në realitete virtuale. Keto realitete virtuale jane të navigueshme nëpërmjet pajisjeve teknologjike në çdo moment nga te gjithe moshat dhe grupet e interesit.

Virtuar Tour 360ᵒ është një metodë inovative për të udhëtuar në mënyrë interaktive brenda imazheve sferike foto dhe video dhe per tu perfshire virtualisht në vende dhe në hapësira.

TIRANA 360ᵒ sjell imazheri (foto edhe video) 360ᵒ me gjeopozicionin e subjektit që tregojnë dhe mund të shfytëzohet on-off-line në version desktop apo mobile.

TIRANA 360ᵒ është platfoma që do të ofrojë mundësinë e shëtitjes virtuale nëpër vendet më interesante të Tiranës duke ju tërhequr në një guidë virtuale dhe në të njëjtën kohë do të mund t’ju rrethojë me vlerat historike, turistike e kulturore të këtij qyteti.

Kjo platformë me anë të fotove dhe videove 360ᵒ do ju përfshijë në eventet e organizuara ne Tiranë gjatë gjithë vitit.

Potali TIRANA 360ᵒ do tu vijë në ndihmë bizneseve të tipit Imobiliare, Hoteleri Turizëm, Live Events, Shërbime etj duke i mundësuar promovimin e tyre duke prezantuar veten dhe ambjentet e tyre nëpërmjet imazheve dhe virtual tour të kësaj platforme .

Fotot sferike apo panoramat 360ᵒ janë mënyra e mirë për të qënë sa më pranë konsumatorëve, duke ju dhënë mundësinë që ata të futen brenda imazheve duke udhëtuar virtualisht.

Prezantimet e bizneseve me udhëtime virtuale bashkë me eksplorimin virtual të kryeqytetit do të kthehen në një burim informacioni dhe argëtimi fitimprures.